Ne do të jemi ndryshe!
Qëllimi i hapjes së këtij grupi nuk ka për qëllim të përkrah udhëheqësit Shqiptarë apo Amerikanë që trumbetojnë për ndryshime dhe nuk tregojnë asgjë se cfarë duhet të ndryshojë.
Duke dëgjuar radion në Finlandë vura re se shprehja ndryshim po lakohej nga dy spikerat por asnjëri nuk po kuptonte se cfarë duhet të ndryshojë.
Njëri tha më duhet të ndryshoj vendin e punës ndoshta.
Tjetra tha mos më duhet të ndryshoj bashkëshortin apo qytetin.
Spikeri i parë tha: -Mua më duhet të ndryshoj banimin dhe një vehikël ta blej të re.
U konkludua se duhej të presim sa të na tregojë Obama se cfarë na duhet të ndryshojmë dhe kështu u la.
Stacione të tjera radiosh filluan të ftojnë në studio Shkencëtarë dhe Profesorë Universitetesh. Cdonjëri prej tyre flet për Astronominë, Besimin Fetar, Fluturimet Kozmike, Ngrohja Globale dhe shkaqet, shpikjen e Kinezëve për transportimin në të thatë, etj. etj.
Mendja të shkon menjëherë, njohuritë astronomike, Bibla por edhe Kurani e Dhiata e Vjetër pa harruar historitë e Arkën e Nuhiut, Mitologjitë e Greqisë së lashtë dhe Kucedrat Aziatike, biles edhe Kultura e mbytur në Atlantidë u dashkëka studiuar dhe kuptuar. UFO-t, mënyrat e fluturimit, energjitë nukleare të dobta dhe të larta,fushat magnetike dhe gravitacionale, Gjeologjia dhe Historiku i zhvillimit botëror. Zhak D'arme dhe Mbreti Artur, Faltoret dhe Piramidat pa harruar edhe Gurët e Ishullit të Pashkëve që qëndrojnë në këmbë. Biologjia, organizmat e krijuara nga thellësitë e Tokës, molekulat e Hidrogjenit dhe Heliumit, Supernova dhe Vrimat e Zeza. Materja e antimaterja.
Të gjitha këto plus edhe shumë të tjera që nuk po i përmend tani për mos tu zgjatur më tepër kur na u bashkokëkan na japin një ide se si të ndryshojmë?
Shumë interesante për ata që janë kurjozë dhe që nuk përtojnë.
Po arsyetim pse duhet të jetë individual?
Mund të diskutojmë por nuk mund të hedhim poshtë mendimet e tjetrit. Të gjithë paskëkan të drejtë.
Me siguri kjo qënka një Supershkencë me evidentimet më të arrira.
Kam vendosur të hap debatin, të sjell fakte të evidentuara dhe tu lë të diskutoni.
Do të kërkojmë në motorat e kërkimit dhe do gjejmë materiale për cdo evidencë me sqarimet e rastit.
Mirë ata që kanë dëshirë po të tjerët?
Për ata ka dy sugjerime;
-Rri luaj letra në tavolinë dhe prit ndryshimin të vijë vetë. Shiko videoklipet e reja në youtube dhe mos lër pa vajtur në dasëm.
-Kujto se ke njerëz që i do dhe i respekton, shko pran tyre dhe duke shprehur dashurinë që ke akumuluar tër jetën për ta pritni së bashku Ndryshimin që me siguri do të vij së shpejti.
No comments:
Post a Comment